Tiranë, 21 Mars- Në një atmosferë entuziaste e mbushur me energji, Partia Socialiste prezantoi sot në Tiranë skuadrën e saj për zgjedhjet e 11 majit, në një takim ku morën pjesë qindra qytetarë nga Tirana, Kamza, Vora, Kavaja dhe Rrogozhina.
Drejtuesja Politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu, me mesazhin e qartë se Tirana do të jetë sërish lokomotiva e fitores së Partisë Socialiste, tha:

“Tirana do të jetë sërish lokomotiva e fitores së Partisë Socialiste. Ky qytet nuk është vetëm kryeqyteti ynë, por sepse është simbol i punëve të mira dhe i transformimit që ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë falë punëve, përpjekjeve dhe vizionit të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Është momenti për të finalizuar ëndrrën tonë të kahershme për ta parë Shqipërinë në familjen e Bashkimit Europian dhe për t’i dhënë çdo shqiptari pasaportën europiane, dhe ky është momenti për të finalizuar ëndrrën e përbashkët të anëtarësimit në Bashkimin Europian, për t’i dhënë çdo shqiptari pasaportën europiane.” tha Drejtuesja Politike e Qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu duke theksuar rëndësinë historike të këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit.

Manastirliu vijoi me prezantimin e skuadrën e Qarkut të Tiranës, që tha se ndërthur përvojën me energjinë e të rinjve, profesionalizmin me përkushtimin qytetar. Kjo skuadër përfaqëson fytyrën e Shqipërisë së vitit 2030 dhe do të udhëhiqet nga kapiteni i saj, Edi Rama, i cili pas nëntë fitoresh radhazi pritet ta çojë Partinë Socialiste drejt fitores së dhjetë në 11 maj.

Në skenë u ngjitën përfaqësuesit e 14 njësive të Tiranës dhe zonave periferike, ku u prezantuan emrat e njohur të politikës, ekspertizës akademike dhe shoqërisë civile. Nga Adea Pirdeni, Taulant Balla, Albana Koçiu, Igli Hasani, Delina Ibrahimaj, Iris Luarasi, Erjon Malaj, Andi Seferi, Anila Denaj, Arben Pëllumbi, Blendi Gonxhe, Blendi Sulaj, Blerina Gjylameti, Edlira Dyrmishaj, Endrit Brahimllari, Entela Ramosaço, Erjon Braçe, Ermonela Felaj, Ervin Hoxha, Etilda Gjonaj, Etjen Xhafa,
Fatmir Xhafaj, Florian Pullazi, Glindxhet Madhi, Halit Valteri, Julinda Dhame, Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Mirgit Vataj, Olta Xhaçka, Persida Shkrepa, Plarent Ndreca, Roy Bashaj, Silda Çepe, Toni Gogu, Xhemal Qefalia dhe Ylli Shehu, skuadra përfaqëson gjithëllojshmërinë dhe angazhimin qytetar për zhvillim dhe integrim.
Eventi kulmoi me fjalën e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili u prit me entuziazëm si kapiteni i skuadrës që do ta çojë Shqipërinë drejt kapitullit të saj europian.