Prej mëngjesit të sotëm kryeministri Edi Rama vijon bashkëbisedimin me kandidatë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit në podkastin “Flasim”.
I ftuar në podkast ka qenë edhe Adi Qose, i cili renditet i treti në listën e mbyllur të Qarkut Elbasan, ka bërë një prezantim të vetes së tij rreth angazhimit në Partinë Socialiste.
Gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Edi Rama, Adi Qose tregon se angazhimi i tij në Partinë Socialiste daton në vitin e largët 2009 kur angazhohej në forumin rinor të kësaj partie dhe më pas me ngjitjen e shkallëve deri te anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
“Jam rritur në Partinë Socialiste. E them këtë sepse historia ime është shumë e lidhur me Partinë Socialiste. Jam angazhuar shumë herët në forumet e Partisë Socialiste në FRESSH. Kjo daton në vitin e largët 2009. Në atë kohë Shqipëria ishte në një situatë komplet tjetër. Në atë kohë isha një i ri që mendoja se e ardhmja nuk duhet pritur, e ardhmja duhet ndërtuar”, është shprehur Qose.
Edi Rama: E prisje që do ishe në listë të mbyllur?!
Adi Qose: Të them të vërtetën nuk e mendoja kurrë. Por duke dëgjuar fjalimet tuaja mendova që Partia Socialiste po kthehet te të rinjtë. Aty u ndez një dritë.