Nuk do të jetë një finale, por padyshim një derbi. Në 7 qershor, Serbia do të dalë në fushën e “Arenës Kombëtare” në Tiranë për t’u ndeshur me Shqipërinë në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian. Edhe pse mungojnë më shumë se dy muaj, sërish vëmendja po kthehet në këtë përballje, pasi të dyja skuadrat nuk kanë më asnjë impenjim tjetër deri në atë datë. Drejtori I kombëtares serbe, Stevan Stojanoviç, ish-portier dhe kapiten I Crvena Zvezdës që fitoi Championsin në 1991, e pati një pyetje për këtë duel, që u kthye në ferr në 2014 në Beograd, ndërsa dha intervistë për kamerën e Federatës.
“Sërish që në start na prej ndoshta provimi më I madh dhe më I vështirë. Nëse fitojmë në Tiranë, hapim dyert së pari për në plej of. Mbetemi optimistë, në futboll asnjëherë nuk mund të thuhet se ka ndonjë gjë të sigurt, por kemi dëshirën dhe motivin. Jam I sigurt që kemi edhe cilësinë. Do të shkojmë atje dhe do të përpiqemi të fitojmë, të arrijmë rezultat pozitiv dhe të nisim eliminatoret në mënyrën më të mirë të mundshme”. Kombëtarja serbe ka marrë kritika të shumta gjatë periudhës që atë e drejton ish-shoku I tij tek Zvezda, Dragan Stojkoviç, por Stojanoviç ka vlerësim pozitiv për stilin e lojës.
“Kur shohim se çfarë ka kaluar dhe çfarë ka arritur kombëtarja në këta katër vite, mendoj se kemi arsye që të jemi të kënaqur. Edhe personalisht jam shumë I kënaqur. Që ditën e parë trajneri Stojkovic tha se Serbia do të luajë për një gol më shumë se kundërshtari, dhe kështu ndodhi, pavarësisht se është rritur rreziku në prapavijë. Përfundimisht, gjykoj se Stojkovici e ka udhëhequr shumë mirë kombëtaren në këta katër vjet”. Shqipëria ka tri pikë në dy ndeshje në grupin eliminator të Kupës së Botës, pas fitores me Andorrën dhe humbjes në Angli, ndërsa Serbia ende nuk i ka nisur kualifikueset.