Mes shumë dyshimeve dhe frike, ka edhe lajme pozitive. Tifozët e kombëtares dhe trajneri Silvinjo duhet të jenë më të lehtësuar nga njoftimi I mediave në Arabinë Saudite se Mario Mitaj e ka kaluar plotësisht dëmtimin.
Mbrojtësi kuqezi është I gatshëm dhe po stërvitet me ekipin, ndërsa pritet në fushë në 6 mars, pra këtë të enjte, në ndeshjen që Al Itihad do ta luajë kundër rivalit Al Kadisijah.

Sfida e Ligës Profesioniste Saudite luhet jashtë fushe, por trajneri Blank mund të jetë më I qetë me shqiptarin që forcon mbrojtjen. Mitaj humbi pesë ndeshje në Arabi pikërisht për shkak të një dëmtimi në muskujt e barkut, që fillimisht nuk u mendua aq serioz.

Tashmë, shpresohet që ai të mos vuajë ditët e ardhshme, dhe të mos ketë fatin e Ardian Ismajlit, që është lënduar disa herë në Itali tek Empoli.

Mbrojtësi 21-vjeçar ka qenë një ndër më të mirët e ekipit tek Al Itihad, duke shënuar një gol e shërbyer dy asiste në kampionat.
Shpresa është që të fitojë titullin, pasi skuadra e kapitenit Karim Benzema kryeson ligën, duke lënë prapa kampionen në fuqi, Al Hilal.