E ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se Agjencia kombëtar e rinisë e ka për detyrë që të jetë afër të rinjve në çdo cep për të rinjtë.

Muzhaqi: Agjencia kombëtar e rinissë e ka për detyrë që të jetë afër të rinjve në çdo cep për të rinjtë, pro jo gjithmonë e kemi të munduar që të jemi afër fizikisht, prandaj kemi menduar që të jemi afër përmes organizatave të të rinjve. Ne jemi afër tyre më shumë se çdo bashki e vendit. Dhe ky është fokusi ynë që kemi pasur, prandaj bëjmë çdo vit për projekte e propozojmë nga organizatat rinore. Kemi mbështetur 84 projekte rinore, duke pasur një mbulim shumë të mirë të vendit.

Praktikisht kemi targetuar 42 mijë të rinj që janë prekur nga projektet tona për të pasur sa shumë në programe dhe trajnime. Duke kombinuar bashkë pjesën e qeverisë dhe organizatat që merren me rininë në jemi më shumë afër të rinjve dhe nevojave që ata kanë.