Kush mund të flasë më mirë se ai? Altin Rraklli është njëra nga legjendat e kombëtares kuqezi, që I ka shënuar Gjermanisë, por gjithashtu edhe Anglisë, përveçse ka qenë I pari shqiptar I Shqipërisë që arriti Bundesligën. Njeriu që realizoi në 2001 në portën e “tre luanëve”, komenton kështu duelin në Londër për eliminatoret e Botërorit.

“Sa i përket skuadrës tonë, ne gjithmonë me kundërshtarë të tillë kemi problemet tona, por në të njëjtën kohë vitet e fundit, morali i skuadrës tonë, jemi kualifikuar në dy europiane dhe në këtë edicion kemi një favorit sic është Anglia por kemi një skuadër që direkt do matemi me të sic është Serbia, pra për vendin e dytë. Por pse mos tentojmë edhe vendin e parë, pra të marrim pikë edhe nga skuadra të forta”
Greqia e mundi Anglinë në Londër, dhe Maqedonia e Veriut eliminoi më herët Italinë.

A mund ta bëjë edhe Shqipëria?

“Te ne ekziston mentaliteti që sido të jetë puna, sado të ikim në Europë do ngelemi prap te geni jonë që është në ndeshje të caktuara ne nuk jemi aq shumë të përqëndruar, në ndeshje si me Anglinë patjetër që nuk ka nevojë skuadra të motivohet sepse luajmë kundër Anglisë. Përqëndimi I kundërshtarit, sa seriozisht do na marrim dhe sa të organizuar do jemi ne nga ana teknike”

Rraklli është i vetmi shqiptar që i ka shënuar shpikësve të futbollit.

“Në kohën tonë, Shqipëria ka qenë gjithmonë dhe po marr rastin konkret në ndeshjen me Anglinë, Sulejman Demollari, një talent I futbollit tonë bën një supër gol që vetëm Zoti e di dhe anglezët pse e anuloi arbitri dhe goli im në Qemal Stafa u bë I dyti që ne na anulojnë padrejtësisht, pra nuk jam unë I vetmi që I kam shënuar Anglisë”

Sa pikë mendon Rraklli se do të marrë kombëtarja në dy ndeshjet e para?
“Logjika na con te katra, do ishim super të kënaqur. Ne konkurent direkt kemi Serbinë sepse Anglia nuk besoj se do bëjë ndonjë hap fals”