Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara Kristi Noem ka ndarë një mesazh në emër të presidentit Donald Trump, në lidhje me emigracionin e paligjshëm, duke theksuar se as nuk duhet menduar, por duhet të bëhen aplikime të sakta të vizave të punës apo studentore.

“Një nga gënjeshtrat që thonë kriminelët e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore është se emigrimi i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ia vlen të ndërmerret – nuk është kështu. Pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës. Aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund ta bëjë këtë”, thuhet në deklaratën e bërë publike nga Ambasada Amerikane në Tiranë.
Ndiqni mesazhin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara Noem për pengimin e emigracionit të paligjshëm.