Hëna e plotë e marsit të këtij viti do të ndodhë të premten (14 mars).
Kjo Hënë e Plotë do të shoqërohet nga një eklips total hënor, duke e bërë atë edhe më intensive dhe transformuese.
Hëna e plotë do të ndikojë shumë njerëz, por veçanërisht tre shenja të horoskopit do ta ndikohen edhe më shumë nga Hëna e plotë e 14 marsit. Bëhet fjalë për virgjëreshën, peshqit dhe shigjetarin. Hëna e Plotë e Marsit njihet edhe si “Hëna e krimbit”, pasi shënon ndryshimin e stinës dhe rikthimin e jetës në natyrë. Virgjëresha, si shenjë e tokës, lidhet me rendin, shëndetin, punën dhe jetën e përditshme. Kur Hëna është në këtë pozicion, sjell nevojë të fortë për organizim dhe pastrim.
Eklipsi total hënor rrit dinamikën e kësaj Hëne të Plotë, duke krijuar një klimë ndryshimesh dhe zbulimesh të papritura. Disa të vërteta mund të dalin në sipërfaqe.
3 shenjat e horoskopit që preken më shumë nga Hëna e Plotë e 14 Marsit
Virgjëresha
Kjo hënë e plotë mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në jetën e tyre personale, veçanërisht në çështjet e marrëdhënieve dhe karrierës. Virgjëreshat mund të kuptojnë se duhet të lënë pas një situatë që i kufizon. Është koha e duhur për të ripërcaktuar prioritetet dhe për të ndërmarrë hapa drejt një jete të përditshme më të shëndetshme dhe më të ekuilibruar.
Peshqit
Do të përballen me zbulime të mëdha për marrëdhëniet e tyre – qofshin ato romantike apo profesionale. Ata mund të ndihen shumë të ngarkuar emocionalisht dhe duhet të marrin vendime të vështira.
Shigjetari
Shigjetarët do ta ndiejnë fuqishëm energjinë e kësaj Hëne të Plotë në fushën e karrierës dhe qëllimeve të tyre profesionale. Ndoshta do të dalin në plan të parë çështjet e gjata që kërkojnë zgjidhje përfundimtare. Nevoja për ndryshim dhe liri do të jetë e fortë, por ata do të duhet të vazhdojnë me kujdes dhe strategji, veçanërisht për shkak të eklipsit.