Nxënësit nuk i janë bashkuar thirrjes së kreut të PD-së, Sali Berisha për të bojkotuar mësimin si shenjë revolte për mbylljen e TikTok.

Berisha bëri thirrje që të hënën e të martën të bojkotohej mësimi, sidomos ora e parë e tij, por Report Tv u interesua pranë Ministrisë së Arsimit, nga ky raportohet se nuk ka pasur bojkot të organizuar të mësimit në asnjë shkollë të vendit.

Thirrja e Berishës ishte në limitet e absurdit referuar faktit që mbyllja e TikTok me vendim qeverie u bë me kërkese të vetë prindërve, të cilët luftën e përditshme me fëmijët, e kanë për edukimin e tyre dhe largimin nga rrjetet sociale.