Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku edhe po mbahet Panari më i madh ndërkombëtar në botë të Turizmit. Shqipëria është përzgjedhur “Vendi i nderit për vitin 2025”.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e zhvilluar përpara hapjes së Panairit, kryeministri Rama deklaroi se Shqipëria ka ndryshuar panoramën e saj, nëse ishte e izoluar nga e gjithë Europa para viteve ’90, tashmë ka rritjen më të shpejtë si destinacion turistik në botë.

“Ne nuk ankohemi, dhe ju duhet ta dini se ne Shqipëria, ishim i vetmi vend n Europë pas luftës së dytë botërore që kishim më shumë hebrenj dhe kemi një bilanc tejet të pastër, pa asnjë hebre që i është dorëzuar nazistëve dhe Shqipërisë i është dhënë statusi, titulli “e drejtë mes kombesh”. Shumë prej mbrotëjsve të hebrenjve ishin myslimanë. Jemi vendi më i mirë edhe për turistët sepse “në të drejtën tonë zakonore, thuhet shtëpia e shqiptarët i përket Zotit”. Presim me padurim të kemi më shumë hebrenj, ejani në Shqipëri do të kurseni më shumë se sa në Greqi”, tha Rama.

Gjithashtu konferencë u pyet edhe lidhur me shërbimet e aviacionit.

Gjatë fjalës së tij Rama tha: “Do të çelim një aeroport të ri dhe do të menaxhohet nga aeroporti i Mynihut, dhe besoj se aeroporti i kryeqytetit ka rritjen më të shpejtë, por tashmë është i mbipopulluar. Aeroporti i ri, që do hapim këtë vit është më në jug dhe praktikisht u përgjigjet nevojave të turistëve që shkojnë drejt jugut të vendit tonë, ku ka shumë për të parë. Kemi një tjetër aeroport në veri. Kemi mjaft kompani ajrore që kanë ardhur dhe shumë të tjerë që do të vijnë. Kur të doni të vini në Shqipëri ka shumë mënyra, kemi një aeroport mjaft të lirë dhe shumë i lehtë për t’u përdorur. Është i vetmi aeroport në rajon që është i çelur 24/7. Gjatë verës nuk ka asnjë moment ndalese”.