Pandeli Majko ka postuar një foto kur kandidoi për herë të parë për Partinë Socialiste, në vitin 1992.
“Mirëmëngjes! Me një foto të kandidatëve të PSSH në Tiranë, në zgjedhjet e 1992!
Jam i fundit, nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste që dolën nga ato zgjedhje!
Partia Socialiste është nje mal që rri dhe shikon përkohshmërinë! MALIN nuk e bën balta!
Do t’ja dalim”, shkruan ai.