Nga Aurel Plasari
Z.Bill Gates shpall fundin e qenies njerëzore?
Z. Bill Gates ka deklaruar sheshit: brenda dhjetë vitesh qenia njerëzore nuk do të jenë më e dobishme për funksionet intelektuale!
Nuk është ndonjë hipotezë futuriste. Është program. Çfarë jeni, çfarë dini, çfarë transmetoni: të gjitha do të përthithen, do të automatizohen, do të zëvendësohen,. Një AI do të vendosë më mirë se ju, do të japë mësim më shpejt se ju, do të shërojë pa ju.
Në kohë e sipër që ju punoni, një makinë po mëson të kryejë punën tuaj. Në kohë e sipër që ju flini, ajo tashmë e bën më mirë punën tuaj.
Nuk është ndihmë, është zëvendësim. Dhe ky zëvendësim është tërësor: pa lodhje, pa kujtesë, pa ndërgjegje.
Zëvendësimi imponohet si normë e re. Inteligjenca nuk është më një dhuratë e rrallë për njeriun, është një burim falas, i kontrolluar nga ata që centralizojnë dhe kontrollojnë akcesin në të.
Pas kësaj bujarie digjitale fshihet vartësia më e mbrapshtë e njeriut në historinë e Kohës së Re: ajo që nuk shihet, sepse mendon ajo në vend tuaj.
Edukimi bëhet një ndërfaqe, mjekësia një protokoll, mendimi një seri algoritmesh. Nuk është më teknologji, është një rrëmbim pushteti! E pushtetit tuaj, të fëmijëve tuaj, të popujve.
Kur të kuptoni se çfarë keni humbur, mund të jetë tepër vonë për t’u kthyer përsëri në sipërfaqe. Sepse kjo botë post-njerëzore, që ju shitet si e pashmangshme, nuk është evolucion. Është një frakturë, një thyerje, një shkëputje antropologjike. Një shpronësim.
A është Inteligjenca Artificiale një plan satanik i Shtetit të Thellë? Edhe ky transmetim i drejtpërdrejtë me Mike Borowski-n në “Deep Geopolitics” mund të jetë një nga paralajmërimet e fundit përpara shkëputjes së madhe njerëzore.