Papa Françesku do të dalw neswr nga spitali ku ka kaluar më shumë se një muaj duke u trajtuar për pneumoni të dyfishtë, njoftoi doktor Sergio Alfieri, kreu i ekipit që kujdeset për Papën.

Papa ndodhet në spital që nga 14 shkurti.

Papa, 88-vjeçar gjithashtu planifikon të ofrojë një bekim dhe përshëndetje për dashamirësit në fund të lutjes së Engjëllit të së dielës, tha më herët të shtunën zyra e shtypit e Vatikanit.

Papa zakonisht drejton lutjen e Engjëllit dhe ofron një reflektim çdo javë, por nuk e ka bërë këtë gjatë pesë të dielave të fundit. Vatikani tha se teksti i shkruar i fjalëve të Papës do të publikohet siç është bërë më parë.