Kryeministri i Ukrainës thotë se vendi i tij është absolutisht i vendosur të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Shtetet e Bashkuara, edhe pas ndërprerjes së ndihmës ushtarake.
“SHBA është një partner i rëndësishëm dhe ne duhet ta mbajmë atë. Ne do të bëjmë gjithçka për të duruar”, u shpreh gjatë një konference Denys Shmyhal.
Ukraina tha gjithashtu sot se po “diskuton” me evropianët mundësinë e zëvendësimit të ndihmës ushtarake amerikane, ndërkohë që u deklarua e hapur për “negociatat” me Uashingtonin, pas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë për ndërprerjen e mbështetjes për Kievin dhe ushtrinë e tij.
“Ne po diskutojmë opsionet me partnerët evropianë. Sigurisht nuk e përjashtojmë mundësinë e negociatave me homologët tanë amerikanë”, shkroi në platformën X, Mykhailo Podoliak, një këshilltar i presidencës ukrainase.