Në “Wembley” për të thyer një tabu. Përballë Anglisë, në ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2026, Shqipëria do të luajë edhe kundër historisë.
Në gjashtë ndeshjet e mëparshme të luajtura ndërmjet dy përfaqësueseve, Tre Luanët kanë regjistruar vetëm fitore. Nga sfidat e vitit 1989, për të vijuar me përballjet në shekullin e ri. Në vitin 2001, Anglia fitoi 3-1 në Tiranë dhe na mposhti 2-0 në shtëpi.
Së fundmi, në duelet e Botërorit 2022, ata fituan 0-2 në Arenën Kombëtare dhe na thyen me rezultatin e thellë 5-0 në Angli. Tre Luanët kanë ecuri perfekte përballë kuqezinjve, me rekord 100% fitoresh.
Gjysma e ndeshjeve të luajtura kanë përfunduar me tre apo më tepër gola të shënuar. Në total, britanikët na kanë realizuar 19 rrjeta, mesatarisht 3,1 gola për ndeshje, kundrejt vetëm një goli të realizuar nga Shqipëria.
Statistikat janë kundër Kombëtares, por pas thyerjes së tabuve me skuadra si Polonia dhe Ukraina, ndoshta ka ardhur momenti tëndryshojmë historinë edhe ndaj Anglisë. Edhe barazimi në Wembley do të ishte një rezultat fantastik, për ti nisur me këmbë të mbarë kualifikueset e Kupës së Botës.
Përballjet historike
12 nëntor 2021 Angli-Shqipëri 5-0
28 mars 2021 Shqipëri-Angli 0-2
5 shtator 2001 Angli-Shqipëri 2-0
28 mars 2001 Shqipëri-Angli 1-3
26 prill 1989 Angli-Shqipëri 5-0
8 mars 1989 Shqipëri-Angli 0-2
Statistikat e përballjeve direkte Shqipëri-Angli
Fitore Anglia: 6 (100%)
Fitore Shqipëria: 0(0%)
Barazime: 0 (0%)
Ndeshje me të paktën tre gola
Lart 2,5: 3 (50%) Poshtë 2,5: 3 (50%)
Gola të shënuar
Anglia: 19 Shqipëria: 1
Gola për ndeshje
Anglia: 3,1
Shqipëria: 0,16