Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe sherrit në parlamentin e Serbisë, që u përfshi në tym e dhunë.

Ligjvënësit ishte planifikuar të votonin një ligj që do të rriste fondet për arsimin universitar, por partitë e opozitës këmbëngulën se seanca ishte e paligjshme dhe fillimisht duhet të konfirmonin dorëheqjen e kryeministrit Millosh Vuçeviç dhe qeverisë së tij, raporton AP.

Kaosi parlamentar nisi rreth një orë pasi kishte vijuar seanca, ndërsa opozita mbante një pankartë ku shkruhej “Serbia u ngrit që regjimi të bjerë!”.