Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kandidat për deputet i PS në zgjedhje, i ftuar në Programin e drekës në News 24 komentoi përplasjen e mundshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për bashkinë e kryeqytetit.
Ai tha se nuk ka përplasje për Bashkinë e Tiranës, duke shtuar se puna në institucion vijon krejt normalisht. Ai shtoi se çdokush në bashki bën punën e tij.
Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë Tiranë dhe kandidat për deputet i PS: Unë i dedikohem fushatës, por shoh dhe punët në Bashkinë e Tiranës. Puna në Bashkinë e Tiranës vijon normalisht. Kishte një problematikë, por kryetari Erion Veliaj e sqaroi. Punimet vazhdojnë tek Terminali te Kthesa e Kamzës, tek Teatri i ri, puna vijon. Isha në një mbledhje dhe secili flet për detyrat që ka marrë përsipër dhe çdo gjë ecën normalisht. Gjithçka tjetër që flitet është thashethem.