-Një konflikt mes disa gjimnazistëve të ‘Sami Frashërit’ në kryeqytet ka ndodhur pasi kanë mbaruar mësimin në drekë.

3 prej tyre kanë qenë të ulur në një kafe aty pranë dhe krejt papritur janë ngritur dhe kanë kapur një djalë që ecte në rrugë, duke e pyetur me emër nëse je filani dhe menjëherë kanë nisur ta gjuajnë me grushte dhe sende të tjera.

Siç informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Sokol Dema, për fat mirë asnjeri prej tyre nuk është lënduar rëndë dhe kanë marrë mjekim.

Dyshohet se 3 djemtë kanë ngatërruar objektiv, pasi kishin në plan të rrihnin një tjetër. Djali, i cili dyshohet se do të rrihej nga djemtë është gjetur për t’u pyetur dhe sqaruar për çfarë është konflikti mes tyre.