Kandidatja e Primareve në Elbasan, Alesia Balliu, ka komentuar disa nga figurat e primareve të PD-s. Ajo theksoi se disa prej tyre ishin shumë të fryrë nga media dhe nuk kishin vlerën e duhur në realitet.

Balliu solli si shembull figurën e Oriela Nebijaj, duke thënë se ajo u promovua shumë më tepër sesa e meritonte, ndërsa ajo e cilësoi si të pabazuar dhe pa peshë mbështetjen që kishte marrë Nebijaj në zgjedhjet e Tiranës. Sipas Balliut, Nebijaj nuk justifikoi asnjë vlerë të vërtetë dhe nuk e mbrojti dot pozicionin e saj për shkak të mungesës së aktiviteteve konkrete si deputete.

“Primaret treguan qartë se disa persona ishin të fryrë dhe të pompuar nga media. Kam fjalën për figura si Oriela Nebijaj. Ata janë shitur më shumë sesa që janë.

Vota e anëtarësisë ka treguar se këta persona në realitet nuk kanë asnjë vlerë. Ori ka disa probleme dhe më i madhi është që është deputete prej 2 vitesh dhe nuk ka mbajtur asnjë fjalim në parlament.

Nuk voton askush një njeri që ka mendjen të komentojë Big Brother-in dhe nuk bën punën për të cilën paguhet si deputet”, – u shpreh Alesia Balliu në Dritare TV.