11 marsi është data që shënon fundin e sanksionit të vendosur ndaj Paul Pogba. Prokuroria i dha një sanksion katër vjeçar futbollistit francez për testin pozitiv për doping shtatorin e vitit 2023, derisa CAS e uli sanksionin në 18 muaj dhe kjo periudhë kohore është gati të përfundojë pas disa orësh.
Kufizime… Duke filluar nga nesër, Pogba do të jetë i lirë të rikthehet në futboll, ndonëse me disa kufizime. Ish-mesfushori i Juventusit, kontrata e të cilit me klubin e bardhezinjve përfundoi më 15 nëntor, dëshiron të shpengojë veten dhe në moshën 31-vjeçare po kërkon një mundësi të re për të rinisur karrierën e tij sportive.
Megjithatë, duke pasur parasysh rrethanat e pafavorshme, opsionet e Pogba për t’u rikthyer në lojë këtë sezon janë të vështira. Para së gjithash sepse tregu i transferimeve është mbyllur dhe klubet mund të nënshkruajnë një lojtar pa kontratë gjatë gjysmës së dytë të sezonit, siç raporton RMC Sport .
Ku mund të përfundojë… Akoma më e pamundur është një transferim në një skuadër të nivelit të lartë, apo një rikthim në Serinë A, për shkak të ndikimit të krijuar nga rasti mediatik dhe mbi të gjitha mujori i pasivitetit të francezit.
Duke hequr dorë nga Evropa, të vetmet opsione të mbetura janë MLS ose Arabia Saudite ndër opsionet më të mundshme: më e zbatueshme sot duket të jetë Major League Soccer. Pogba ka një shtëpi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një muaj më parë ai u pa me Beckham, pronar i Inter Miami, ku luan Lionel Messi.
Ka një marrëdhënie të mirë mes të dyve, siç shihet në rrjetet sociale dhe klubi amerikan mund të jetë i interesuar për shërbimet e tij. Por ka pasur edhe zëra për kalimin e tij në Al Ittihad, duke pasur parasysh miqësinë e tij me Benzeman.