Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë konferencës me homologun e Sllovakisë tregoi temat kryesore që kanë biseduar me Peter Pellegrini. Kreu i Shtetit pohoi se Shqipëria synon që brenda 2030 të bëhet pjesë e BE-së.
“Në bisedimet tona vumë theksin për të rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe zgjerimin e lidhjeve tregtare mes dy vendeve. Edhe pse ka rritje, mbetet ende në nivele modeste. Biseduam për turizëm, shifrat e regjistruara në 2024, e kanë vendosur Shqipërinë si një ndër destinacioneve turistike.
Vlerësuam forcimin e bashkëpunimit në këtë sektor. Biseduam dhe fusha të tjera që janë të lidhura me bujqësinë, mbrojtën e natyrës apo arsimin. Temë tjetër ishte integrimi evropian. Sllovakia është nxitëse dhe mbështetëse e zgjerimit të BE.
Ajo ka ofruar ekspertizë për procesin tonë drejt BE. Ne jemi optimistë për të hapur brenda këtij viti të gjithë grupkapitujt brenda këtij vitit.
Synojmë të anëtarësojmë vendin në BE brenda 2030. Integrimi në BE nuk mund të nënkuptohet apo kuptohet pa një bashkëpunim rajonal. Shqipëria vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm të stabilitetit rajonal dhe mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës”, tha ai.