Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian diskutoi sot progres-raportin për Shqipërinë i hartuar nga Andreas Schieder.
Sipas një postimi në rrjetin social “X” të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian ”Shqipëria po përparon mirë në rrugën e saj drejt BE-së, tregon raporti i këtij viti mbi gatishmërinë e vendit për anëtarësim në BE”.
“Pazaret e Llagamit dhe Bushkës për emërimet në Kushtetuese”/ Këlliçi: PD garanton se do përgjigjen për këtë puç, do paditen në SPAK
”Megjithatë, disa sfida ende duhet të adresohen për të arritur objektivin ambicioz, por realist, për të qenë gati për BE-në deri në vitin 2030”, sipas raportit të hartuar nga Andreas Schieder, i cili foli përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, ku po diskutohet progres-raporti për Shqipërinë. Eurodeputetët kanë vlerësuar reformat sidomos në drejtësi dhe punën e SPAK në ndëshkimin e korrupsionit politik.
Një pjesë e eurodeputetëve vunë në dukje se Shqipëria ende përballet me një sërë sfidash, si tejkalimi i polarizimit të brendshëm politik, ndërkohë që kërkuan forcimin e dialogut politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.
Ata këmbëngulën në nevojën për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e pazgjidhura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias. Sakaq zgjedhjet parlamentare të 11 Majit konsiderohen si gur prove në arritjen e standardeve të kërkuara nga Brukseli.