Kryeministri Edi Rama thotë se procedura për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka përfunduar.
Në një bashkëbisedim online me qytetarët, Rama bëri thirrje për të mos përdorur VPN për hapjen e TikTok, pasi hakerat mund të vjedhin të dhënat.
“Procedura për mbylljen e tikok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.”, theksoi ai.