I veshur me rroba ushtarak dhe jo me kostumin e zakonshëm të Presidentit, Vladimi Putin vizitoi të mërkurën rajonin e Kurskut në Rusi, një rajon ky që u pushtua në muajin gusht të vitit të shkuar nga forcat ushtarake të Ukrainës. Pushtimi i Kurskut ishte pushtimi i parë I një territori rus që prej luftës së dytë botërore me Kievin që arriti të vinte nën kontroll vitin e shkuar mbi 1200 kilometra katrorë territor.
Në vizitën e tij në Kursk, kreu i Kremlinit u shpreh se ata kanë përzënë forcat e armikut nga terriotri I tyre dhe se janë në fazën përfundimtare të rimarrjes së terriotreve. Raportet e Institutit për Studimet e Luftës me bazë në Washington kanë treguar se pozita ukrainase është përkeqësuar ndjeshëm. Aktualisht vlerësohet se Rusia ka arritur të rimarrë 800 kilometra katror nga pushtimi Ukrainas ndërsa forcat ushtarake të Kievit mbajnë rreth 400 kilometra katror territory.
Moska pretendon se ushtria Ukrainase është rrethuar nga forcat e tyre ndërsa është konfirmuar nga mediat ndërkombëtare rimarrja e qytetit Sudzha nga forcat e Moskës, qyteti më I madh I rajonit të Kurskut ky që ishte pushtuar nga Ukraina.
Verën e shkuar Ukraina deklaroi se pushtimi I Kurskut do ta ndihmonte atë të kishte një pozicion më të forte në tryezën e negociatave dhe të diskutonte shkëmbim territoresh me Moskën në negociatat e paqes.
Ndërkohë që ushtria Ruse vijon avancimin në frontin e Betejës duket se është koha që Vladimir Putin të përballet tashmë edhe me presionin e ashpër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një delegacion amerikan me në krye të dërguarin e Trump për Lindjen e Mesme Steve Witkoff ka mberritur këtë të enjte ne Moskës për ti prezuantuar Presidentin Rus planin amerikan për 30 ditë armëpushim në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë. Kjo është hera e parë që një delegacion amerikan udhëton drejt Moskës që prej nisjes së Luftës në Europën Lindore 3 vite më parë. Mbrëmjen e të mërkurës kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse Rusia nuk pranon planin e armëpushimit me Ukrainën, Donald Trump u përgjigj duke thënë se do të kishte sanksione shkatërruese për ekonomine e Moskës.
Presidenti Amerian Donald Trump e ka bërë të qartë se ai kërkon mbylljen sa më parë të luftës në Europën Lindore me Washingtonin që thotë se tashmë topi është në fushën e Moskës pasi morën një përgjigjhe pozitive nga Ukraina për arritjen e një armëpushimi.