Anila Dhimitri, kandidatja në listën e mbyllur të Gjirokastrës, Kryetarja e Këshillit të Bashkiak të Përmeti e ftuar në podcastin ‘Flasim’ të Kryeministrit Edi Rama ka folur ditën e sotme për rrugëtimin e saj. Dhimitri ka treguar sesi nga emigrante në vështirësi në Greqi arriti të bënte karrierë në administratën publike në Shqipëri.

Edi Rama: Ke dhe një detyrë që të ka spikatur si drejtuese burrash kështu që ke vënë shumë burra në rresht në Përmet e Këlcyrë, kështu që tani nuk të shkon kjo butësia kaq e madhe përmetare se nuk je dhe aq e butë sa dukesh.

Anila Dhimitri: Unë jam Anila Dhimitri dhe vijë nga Përmeti. Vij nga një familje tradicionale përmetare. Pasi mbarova 8 vjeçare doja të isha ekonomiste dhe ata ma plotësuan dëshirën ku shkova në shkollën tregtare ne Vlorë dhe më pas shkova me studime ekonomi. Jam kthyer në Përmet dhe aty krijova familjen time. Punova disa kohë dhe pas reform ana mbylli dhe na hoqën nga puna. Shkuam në Greqi bashkë me bashkëshortin, nuk gjetëm veten.Bashkëshorti vazhdoj biznesin dhe unë fillova shefe finance në KESH sot OSHE.