Në një komunikim me qytetarët për Rubrikën Sy më Sy, Kryeministri Edi Rama komentoi koalicionin e opozitës, duke e quajtur atë “Madhështor” vetëm për mustaqet e Kujtim Gjuzit, dhe hedhur poshtë çdo tjetër element të këtij koalicioni.
Ai theksoi se Shqipëria, pas integrimit në Bashkimin Evropian, do të jetë si një bashki në bashkësi të madhe, duke i krahasuar shqiptarët me qytetarët e vendeve të BE-së.
Rama gjithashtu vlerësoi përmirësimet në sektorin e shëndetësisë, duke thënë se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara. Ai përmendi ndërtimin e spitaleve të reja dhe rindërtimin e 43 spitaleve të tjera, të cilat tani janë të pajisura me aparatura moderne. Kryeministri theksoi gjithashtu se çmimet e barnave janë ulur, pasi është hequr TVSH-ja mbi to. Rama e mbylli deklaratën duke thënë se në mandatin e katërt do të përfundojë transformimi epokal i shëndetësisë në Shqipëri.
Edi Rama: Çfarë gjëje madhështore ka në atë koalicion. Vetëm një gjë madhështore ka, mustaqet e Kujtim Gjuzit. Shqiptarët do të jenë njësoj si çdo vend i BE-së. Shqipëria më pas do jetë si një bashki në bashkësinë e madhe të Bashkimit Europian. Sot shëndetësia është shumë më mirë nga se ka qenë. Kemi ndërtuar spitale të reja, 43 i kemi rrëzuar në tokë dhe rindërtuar dhe pajisur me aparatura të fjalës së fundit që nuk kanë ekzistuar më herët. Çmimet e barnave janë më të ulëta sesa më 2013, sepse hoqëm TVSH mbi barnat. Në mandatin e katërt mbyllim transformimin epokal të shëndetësisë.