Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetin social “Facebook”, në rubrikën “Sy m’Sy” u ndal tek paga mesatare në Shqipëri.
Referuar të dhënave të Instat, Rama tha se paga mesatare e kombinuar mes sektorit publik dhe atij privat është 830 euro.
Në sektorin publik kryeministri pohoi se paga mesatare është në 1030 euro dhe ky prag shtoi ai do të rritet sërish.
“Paga mesatare në Shqipëri e nxjerrë nga INSTAT së fundmi është 830 euro. Paga mesatare e përgjithshme, pra kombinimin i sektorit publik me atë privat. Paga mesatare në sektorin publik është 1030 euro sot që flasim dhe do ngrihen edhe më shumë”, tha Rama.