Kryeministri Edi Rama thotë se PS është e vetmja forcë politike që e dërgon Shqipërinë në BE.
Gjatë fjalës së tij, në prezantimin e kandidatëve për Tiranën, Rama u shpreh se më 11 maj nuk diskutohet fitorja, por se a do i japin shqiptarët një mesazh Evropës, se PD do mbetet në qeveri për të anëtarësuar Shqipërinë në BE.
“Mesazhi duhet të jetë shumë i fortë, të gjithë shqiptarë duhet të shkojnë te numri 5, sepse duan, nuk duan, është PS sot, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Siç ishte PD në 1992. jo të gjithë që e donin ata, e donin masivisht, por e votuan sepse i dhanë prioritet zgjedhjes kombëtare gjepolitike të Shqipërisë. Sot, duhet që shqptarët të përqafojnë të gjithë BE, duke i dhënë Brukselit, një mesazh të qartë, që PS është këtu. Këtu nuk diskutohet fitorja aritmetike, a do jenë shqiptarët t’i japin mesazh Evropës. Më 11 maj kalon treni i historisë, për të mbyllur negociatat dhe për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, brenda kësaj dekade. Të tjerët nuk mund ta bëjnë dot”, theksoi ai.