Esmeralda Demiraj, Kryetare e Lëvizjes së Gruas u dorë hoq nga ky post dhe la Partinë e Lirisë pas 14 viteve angazhim, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2021, ka qenë edhe kandidate për deputete.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo thotë se largohet nga një parti që sipas saj nuk ofron më mundësi për të realizuar premtimet e për ti shërbyer njerëzve.
“Kam marrë vendimin se është koha për të ndaluar dhe për të kërkuar mundësi të tjera që më ofrojnë një mjedis ku vlerësimi dhe respekti janë të ndërsjella, dhe ku meritokracia është parimi udhëheqës”, shkruan Demiraj.
Nuk vonoi, dhe në një reagim, përmes zëdhënëses së Partisë së Lirisë,Jasmira Memelli, ku shprehet se Esmeralda Demiraj, dha dorëheqjen pasi vendos kusht të ishte kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit. Në reagim, PL lë të nënkuptuar që kërkesa mund të ketë qenë për listën e Fierit, aty ku thotë se në emër të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” do të kandidojë në listë të mbyllur, Brunilda Haxhiun Zv/Sekretare e Përgjithshme.
Në PL së fundi kanë ndodhur disa largime, si Kledi Pojana, Denis Hidri, e më kryesori që tha se do i bashkohet Partisë Socialiste, nënkryetari i PL Endrit Braimllari.