Ndonëse sezoni nuk është mbyllur ende, te Real Madrid kanë nisur të mendojnë për lëvizjet që do të bëjnë në merkaton e verës.
Trent Alexander-Arnold është shumë afër akordit, por madrilenët nuk do të ndalen këtu. Drejtuesit kanë nisur bisedimet me Real Sociedad për mesfushorin Martin Zubimendi.
Futbollisti i Spanjës ka një klauzolë prej 60 milionë Eurosh dhe klubi bask nuk do të pranonte asnjë ofertë poshtë kësaj shume. Zubimendi ishte një nga lojtarët më të kërkuar nga Liverpool në merkaton e verës së kaluar, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit.