Juventusi vendosi të shkarkojë trajnerin Thiago Motta këtë të Diel dhe në vendin e tij u emërua një “ish” i bardhezinjve, si Igor Tudor.

Vendimi i “Zonjës së Vjetër” për të shkarkuar Mottën ishte i menjëhershëm, pa pritur ndeshjen ndaj Genoas në kampionat.
Ky largimi trajnerit para kohe, do të ketë edhe kosto financiare. Në verë, palët firmosën një kontratë deri në verën e vitit 2027, nga e cila Motta do të përfitonte një pagë prej 4 milionë Eurosh.
Në këtë duhet të shtohen edhe kostot e stafit të tij. Sipas llogaritjeve, shkarkimi i trajnerit dhe stafit të tij teknik, do i kushtojnë 20 milionë Euro arkave të Juventusit.

Kualifikimi në Champions, nga i cili do arkëtoheshin 50 milionë Euro, mund të ishte një ngushëllim për Juventusin.