Nga Eduard Zaloshnja

Pothuaj 3.73 milionë shtetas shqiptarëe kanë të drejtën e votimit në zgjedhjet e 11 majit (sipas listës paraprake të zgjedhësve të publikuar nga KQZ). Pormbi1.55 milionë prej tyre nuk janë regjistruar për të votuar me postë nga emigracioni, duke mos ia krijuar kështu vetes mundësinë për ta ushtruar të drejtën kushtetuese si shtetas shqiptarë në moshë për votim.

Nga ana tjetër, rreth 1.93 milionë zgjedhës banojnë në Shqipëri (popullsia 18 vjeç e sipër sipas INSTAT). Dhe këta e kanë mundësinë konkrete për të votuar më 11 maj – mjafton të shkojnënë qendrat e votimit përkatëse të tyre, e ta hedhin votën për këdo që preferojnë. Mundësinë konkrete për të votuar e kanë edhe rreth246 mijë zgjedhës në emigaracion (13.6% e totalit në emigracion), të cilët janë regjistruar në KQZ për të votuar me postë.
Për krahasim, nëzgjedhjet e vitit 2013 (kur këtu u arrit pjesëmarrja më e lartë në votim e mijëvjeçarit të ri),ishin në listën e zgjedhësve rreth 3.27 milionë shtetasnë moshë për votim, nga të cilët rreth 2 milionë banonin në Shqipëri (prej tyre,rreth 1.75 milionë votuan).

Dhe si janë të shpërndarësipas qarqeverreth 2.18 milionë zgjedhësit që e kanë mundësinë konkrete për të votuar më 11 maj?
Të dhënat e detajuara të INSTAT-it dhe KQZ-së sipas qarqeve na japin mundësinë tëllogarisim numrat për çdo qark, ku Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi rezultojnë katër qarqet me numrin më të madh të zgjedhësve që e kanë mundësinë konkrete për të votuar (shihni Tabelën 1 mëposhtë).

Po sa nga zgjedhësit që e kanë mundësinë konkrete për të votuar,pritet të votojnë në zgjedhjet e 11 majit?
Në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan rreth 1.66 milionë zgjedhës tëkëtushëm (kufijtë u mbyllën prej Covid-19 për votuesit nga jashtë). Ndërkohë, sipas INSTAT, banonin këtu atëherë rreth 1.97 milionë zgjedhës. Domethënë, rreth 84% e zgjedhësve të këtushëm votuan.

Aktualisht, nga një sondazh i kryer në terrenin e gjithë venditnga MRB Hellas & DataCentrum, rezultoi se 82.9% e të anketuarve të këtushëm ishin të sigurt se do të votonin më 11 maj. Në qoftë se aplikojmë këtë përqindje kombëtare për zgjedhësit e këtushëm sipas shpërndarjes së pjesmarrjeve nëpër qarqe të 2021-shit, rezulton se rreth 1.6 milionë zgjedhës të këtushëm mund të votojnë më 11 maj. Ndërsa duke presupozuar se përqindja e dërgimit të votave me postë nga emigtrantët e regjistruar për zgjedhje mund të arrijë deri në 90%, rezulton se rreth 220 mijë vota do jenë nga emigracioni.
Por duhet mbajtur parasysh se sondazhi i MRB Hellas & DataCentrum kishte (si çdo sondazh) një marzh gabimi statistikor. Pra, shifra reale e pjesëmarrësve mund të luahtet rrotull shifrës së mësipërme.Gjithashtu, duhet mbajtur parasysh se jo pak votues do të ngatërrohen me fletët ndërlikuara të votimit si fletë gazete, e kështu shumë votatë tyre mund të rezultojnë të pavlefshme (5% dolën të pavlefshme në zgjedhjet e fundit parlamentare).

Përmbledhtas, votat e vlefshme në total mund të jenë diku rreth shifrës 1.75 milionë (shihni Tabelën 2 më poshtë).
TABELA 2