Nga Hermes Kafexhiu/
Në fimin “Koncert në vitin ’36” me regji të Saimir Kumbaros, legjenda e ndjerë Roland Trebicka luan rolin e një personazhi të quajtur Nesti. Nesti i filmit, sipas skenarit të kinemas, ishte një nënpunës që kritikonte mbretërinë e Zogut me pseudonime në gazetat e kohës. Nesti i atij filmi, njihet si pozitiv në atë histori.
Gati 90 vite më vonë në skenarin e përditshëm tonin, ka hyrë një Nesti tjetër. Një Nesti që askush nuk e njeh, një Nesti që askush nuk e ka dëgjuar më parë, një Nesti që nuk e dimë as ku pi kafen, as kë ka të dashur, as kë lexon dhe mbi të gjitha një Nesti denoncues. Ky Nesti i kohës tonë ndryshe nga Nesti i Kumbaros, vendos emër tjetër për një skenar në pikëpamjen time të dyshimtë e të sajuar për një çështje të cilën ai nuk vendosur ta nxjerrë fytyrën e vërtetë.
Mirëpo siç thuhet në zhargonin e përditshëm, Nesti i irrituar se mos gjyqtari Engert Pëllumbi nesër merr ndonjë vendim jo në favor të denoncimit të tij, e ka zënë halli se përvec bojës se romanit që mund t’i dal ka hall se mos i “bien edhe brekët” me këtë çështje.
Edhe sot me turmën e tij nga Lolita me shoqet e saj ka hedhur në tregun mediatik lajmin se Erion Veliaj ka blerë gjyqtarin.
Nesti përveç denoncuesit na del se është dhe shantazhues.
Engert Pëllumbi ka disa fakte publike që nuk është kaq i kollajshëm të blihet, se ka qenë gjyqtari që dha vendimin për Saimir Tahirin, është gjyqtari që ka mbajtur të në shtëpi Sali Berishën, është dhe një gjyqtar që ka dhënë vendime për një çështje jo në favor të deputetes socialiste Ermonela Felaj dhe ka qenë i pa lëkundur në çështje të tjera që lidhen me eksponentë të dyshuar në botën e krimit.
Tani Nestin e ka zën frika dhe ka dërguar në media letrën e dytë e anonime për të shpikur blerjen, që në fakt është shantazh ndaj vetë gjykatësit për ta intimiduar në raport me vendimin. Ka hedhur gjithë hordhinë e atyre që janë rreshtuar me emocione plot epsh dhe urrejtje ndaj Erion Veliajt dhe vetëm e vetëm nga një masakër shkojnë në një masakër.
Ky Nesti i kohëve tona që ndryshe nga Nesti i Kumbaros, trembet nga mbretëria e 160 mijë votave të Tiranës që presin kryetarin e tyre prej ditësh.
Pse e tremb kaq shumë Nestin, gjyqtari Engert Pëllumbi që lëshon këtë shantazh publik që prej 10 orësh është ngritur si një fantazmë në faqe informale dhe media të ndryshme për të hedhur këtë gur në lumë ?
Duket se Nesti nesër ndjen se anonimati i tij mund të dal mbi ujin e zi në të cilin është future. Edhe dalja nga ai ujë do bëj që gjithkush t’i shoh fytyrën dhe nëse fytyra e Nestit del, atëherë del dhe e vërteta./Lexo.al