Shefi i NATO-s, Mark Rutte tha se do të vazhdojnë të mbështesin procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një konferencë për media në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Rutte u shpreh se prania e tij është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë.
“Për ta shtyrë përpara këtë dialog, të dyja palët duhet të bëjnë kompromise.
Kjo kërkon vendime të vështira, normalizimi sjell stabilitet më të madh dhe siguri me afatgjatë për gjithë rajonin. Ky është mesazhi që unë do të vazhdoj te theksoj para të gjitha palëve në rajon.
Prania e sotme këtu është një demonstrim i qartë i përkushtimit për siguri afatgjatë në Kosovë. NATO ka mbështetur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Ekipet e ndërlidhjes së KFOR-it vazhdojnë të mbështesin institucionet e tjera të sigurisë. Një rajon më i sigurt nënkupton më shumë siguri për zonën e NATO-s.
NATO do të vazhdojë të luaj rolin e vet, këtë e bëjmë në bashkërendim me Policinë dhe EULEX-in”, tha ai.