Pas shpalljes së koalicionit, Partia Demokratike pritet të zyrtarizojë listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet 11 majit. Partia që solli pluralizmin, pas 33 vitesh, është katandisur në një mozaik groteskt, ku janë bashkuar komunistë dhe ballistë, çamë dhe grekë, politikanë që ndodhen në burg për korrupsion dhe kandidatë për burg, persona nongrata, trafikantë, spekulantë, falsifikatorë, spiunë, budallenj dhe analfabetë me gradën doktor etj. Personazhe njëri më qesharak se sa tjetri janë bashkuar nën sloganin ‘Shqipëria madhështore’, një përpjekje qesharake për të kopjuar sloganin e Donald Trump, “Ta bëjmë Amerikën të madhe përsëri”.

Fytyra e këtij koalicioni është pa dyshim treshja e ‘këpëratës’ Selami Jenisheri, Kujtim Gjuzi dhe Kostaq Papa, të cilët Jozefina Topalli i quante karnavalet e Lulzim Bashës. Vota nuk kanë, por budallallëkun që i do t’i japin koalicionit është i pamatë.

Koalicioni i ‘humbjes madhështore’ nuk do shkëlqente pa katërshen e doktorëve; Gjin Gjoni me gradën “Doktor” pa arsimin e lartë, Xhelal Mziu me titullin “Doktor’ që nuk di të lexojë, Flamur Noka, të cilit nga nisja arsimit të lartë i janë dashur 16 vite për t’u bërë doktor onkolog si dhe Klevis Balliu, analfabet i shkolluar në Londër dhe me një libër të botuar, të cilin dyshohet se ia ka shkruar Fahri Balliu, spiun i ish Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Këndezi’. Klevis Balliu, i cili pritet të jetë kandidat për deputet në listën e sigurt, u bë i njohur me gabimet e pafundme drejtshkrimore që e bënë të etiketohej si “analfabet” në rrjetet sociale. Balliu nuk di të shkruajë as emrin e tij. Nuk e di as se emrat nisin me shkronjë të madhe.

Nën jorganin politik të Sali Berishës janë futur greku Vangjel Dule dhe çami Shpëtim Idrizi. Ky i fundit po ndërton disa kulla nëpër Tiranë kamufluar në emrin e të birit. Ilir Meta nga burgu do të jetë pjesë e listës së sigurtë të PD, duke sfiduar SPAK dhe mbi 70 % të shqiptarëve që besojnë te SPAK. Teksa Meta garon nga burgu, pjesë e listës së PD janë edhe disa kandidatë për burg, si Belind Këlliçi nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh dhe mosdeklarim pasurie, Flamur Noka nën hetim për pastrim parash, Edmond Haxhinasto si pjesë e dosjes së korrupsionit të Metës, Luan Baçi nën hetim për pastrim parash, Bardh Spahia i pandehur nga SPAK, Fatmir Mediu në proces gjykimi për Gërdecin dhe vetë Sali Berisha i pandehur për korrupsion, si dhe nën hetim për 21 janarin dhe Gërdecin.

Pjesë e koalicionit të Sali Berishës janë edhe dy ballistët Adriatik Alimadhi dhe Artur Roshi, bashkë me kreun e legalitetit Shpëtim Axhani. Kjo treshe është në një koalicion me Tritan Shehun, komunistin e thekur, i shfaqur në krah të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë si pioner i aksionit të vitit 1967 për shembjen e kishave dhe të xhamive. Kreu i koalicioni Sali Berisha vjen nga oxhaku i Nexhmie Hoxhës, varka e familjes Hoxha dhe kthinat e Ramiz Alisë, si një nga njerëzit më të flaktë të kupolës komuniste, i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, i pandehur nga SPAK për korrupsion.

Pjesë e koalicionit janë edhe disa personazhe të tjerë me vula, por pa partitë dhe pa adresë, të cilët shpallen herë pas here ‘në kërkim’ nga KQZ-ja, si Gjet Ndoj, Gjovalin Shqalshi, Nikolin Staka, Ylber Valteri, Zef Shtjefni, Mhill Gecaj, Dhimtër Muslia, Rivelino Çuno, Muharem Doda, Vasil Sterjovski etj. Partitë fantazmë të këtyre personazheve janë rreshtuar nga Berisha për të krijuar idenë e një koalicioni madhështor.