UEFA ka përzgjedhur gjyqtarët për ndeshjen që Shqipëria do të luajë me Andorrën. Ky takim do të jetë i dyti për të dyja përfaqësueset, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.
Trupa austriake do të kryesohet në “Arena Kombëtare” nga Sebastian Gishamer, më 24 mars. 36-vjeçari nuk ka gjykuar më parë Shqipërinë apo Andorrën.
Arbitri Gishamer nuk është një emër i panjohur në futbollin shqiptar. Pikërisht në vitin 2019, ndante drejtësi për Kukësin që luante për turin e parë kualifikues të Ligës së Europës.
Hungarezët e Debreçen fituan me rezultatin 3-0, ndërsa vendimet e austriakut në dëm të Kukësit ranë në sy. Ajo ndeshje u mbyll pa asnjë karton të verdhë për vendësit dhe me gjashtë të tillë ndaj verilindorëve.