Është shtyrë seanca në Gjykatën e Tiranës ndaj të miturit Mario Përlleshaj, nën akuzë për vrasjen e bashkëmoshatarit Martin Canit.

Gjatë seancës ishin të pranishëm edhe prindërit e të ndjerit.
Në një deklaratë për mediat, nëna e Martin Canit u shpreh se drejtësia duhet të vitet në vend. Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, pasi u arrestua për krimin në shkollën “Fan Noli” ku i dyshuari ishte nxënës.