Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo publikoi sot listën me 26 lojtarët e ftuar në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026 kundër ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Ai ka dalë në konferencën e zakonshme përpara mediave ku do tju përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve në lidhje me përzgjedhjen e tij, si lënien jashtë të disa futbollistëve, por edhe për synimet e këtij kapitulli të ri për Kombëtaren.

“Do mundohem të flas pak dhe do tju le ju të flisni më shumë. Do ta nis me 4 lojtarët që nuk janë në listë dhe të dëmtuar. Mario Mitaj ka problem në puplaxhi dhe është vendosur të operohet. Keidi Bare ka dëmtim në pulpë dhe nuk është i disponueshëm për momentin, ka pasur komunikim mes doktorit tonë dhe Saragozës. Me Elseid Hysajn kam komunikuar vetë dhe mund të jetë i gatshëm për tu rikthyer pas pauzës së Kombëtares për tu trajnuar me ekipin e tij. Daku ka të njëjtin problem pra në pupalxhi, do të ketë mundësi të trajtohet për tu rikthyer shpejt me ne dhe skuadrën e tij.”, tha Silvinjo.

Më tej ai tha e kemi dy ndeshje shumë të vështira dhe ndaj duhet të punojmë fort për të dyja.

“Objektivi? Dëmtimet janë për ne dhe për ta, të gjithë, për fat të keq ndodhin. Kombëtarja është gjithmonë e hapur, mbërrijnë lojtarë të ndryshëm, kjo është puna. Kemi dy ndeshje shumë të vështira, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, duhet të punojmë shumë për të dyja. Sa i përket Anglisë, jam dakord është ndër më të fortat në botë, ka lojtarë shumë të fortë, tani ka një trajner shumë të madh, siç ishte Sauthgejt me dy finale europiane. Tani vjen një trajner tjetër i rëndësishëm, të pret një ekip më nivel të lartë. Ne duhet të punojmë shumë. Më shqetësojnë të dy ndeshjet, në aspektin e punës. Duhet të punojmë e përgatitim shumë mirë ndeshjet, se janë shumë të ndryshme, duhet të përgatitim lojtarët se janë shumë të ndryshëm në aspektin futbollistik”, theksoi Silvinjo.

“Seferi? Kemi mbingarkesë në të majtën, kemi shumë alternativa. Seferi po bën te ne një rrugëtim shumë të mirë, është një lojtar shumë i mirë, ka zëmër, na jep gjithçka me zemër, hera e parë që mungon. Këto ndeshje do të thonë që nis një ëndërr e rëndësishme, me ëndrrën për të shkuar në Botëror. Unë e kam. Dhe duhet të bëjmë mirë të gjithë. Ky është një mesazh për të gjithë lojtarët, jo vetëm për të. Mund të vijë pyetje për Mehmetin, që sot nuk është, por nesër mund të jete, ka nevojë për të gjithë. Kombëtarja është e hapur, duhet të mendojmë në mënyrë strategjike sa i përket ndeshjeve. Majtas kemi Hoxhën, Muçin, Bajrami, Mehmeti, Seferi… Të gjithë mund të luajnë majtas dhe duhet, unë duhet të marr dy apo tre. Strategjikisht, sa i përket dy ndeshjeve, bëhen zgjedhje.

Jam dakort me 2 vite arrij të njoh lojtarët dhe mentalitetin por përtej kësaj punpojmë të përmirësojmë skuadrën, por te qëndrimi. Na ka ndodhur që kemi humbur ndeshja për shkak të përqëndrimit, përballja në Europian me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë na ka dhënë një lloj eksperience, ne jemi një Kombëtare e vogël, por që jemi vazhdimisht në rritje, do të bëjmë ndryshime të tjera dhe në aspektin taktik dhe teknik” shtoi ai.

Po ashtu Silvinjo tha se ata kanë punuar për 10 ditë, teksa shtoi se Ismajli ka një problem, por ishte i grumbulluar me skuadrën kështu që është i gatshëm ndërsa Broja është rikthyer pas një dëmtimi të gjatë.

“Ata janë në gjendje dhe do të bëjmë një vlerësim kur të vijnë. Do të kemi stërvitje të ndryshme se do jenë dy ndeshje të ndryshme, jemi vazhdimisht duke punuar dhe vizituar lojtarët, por na mungon fusha.

Brruti? Duhet kuptuar pak puna, Unë jam përgjegjësi, jam unë trajneri, e pastaj janë Doriva, Pablo e Bulku. Pastaj kemi anën teknike me Bushin dhe drejtorin Pea. Jemi të gjithë përgjegjës për vlerësimin teknik të lojtarëve. Ne ndjekim shumë. Sa i përket Brrutit, ai është një lojtar që ne e ndjekim, jemi pas një lojtari që luan me të majtën. Muçollin kishim kohë që e ndiqnim dhe u dëmtua vazhdon të jetë përsëri. Uroj të rikuperohet se është djalë i mirë.

Nëse kemi mbingarkesë në të majtën, në të djathtën kemi më pak, edhe në mesfushë. Vjen edhe Pajaziti, është një lojtar polivalent. Brruti është një lojtar me të majtën, që e kemi vlerësuar dhe meriton të vijë te ne dhe jam i bindur se mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Na mungon edhe në mesfushë në të majtën.

Është një djalë që do të vijë me qetësi, brenda grupit dhe e zhvillojmë. Në nivelin ku jemi, duhet të jetojmë me presionin. Një lojtar duhet shkojë e luajë në “Uembli”, jo vetëm ai, por edhe të tjerë. Shoh intervista trajnerësh që flasin për lojtarë të rëndësishëm dhe thonë që duhet të rriten, luajnë në “Kamp Nou”, “Santiago Bernabeu”, “Uembli”. Ne duhet të jetojmë me këtë situatë, por sa i përket punës si Kombëtare, ai ka mbështetjen tonë dhe për të folur e ecur përpara në kohën e tij”, tha Silvinjo.

Silvinjo përsëriti edhe një herë se ky komepticion është shumë i vështirë, por është një ëndërr e bukur

“Ofensiva? Janë kompeticione të ndryshme, nuk duhet të harrojmë që ka kundërshtarë përballë. Unë dua të sulmoj Spanjën, por nuk më lejon. Një skuadër tjetër të lejon më shumë. Ky komepticion që shkojmë është shumë i vështirë, por është një ëndërr e bukur. Ne jemi këtu për të punuar kohën e mjaftueshme për të marrë pikët. Duhet fitojmë, të bëjmë ndeshje perfekte. Një ndeshje perfekte, se rregulli është i ndryshëm, Vetëm një shkon direkt, Është një grup i vështirë, por jo i pamundur se e nisin të gjithë nga zero. Nga dita e parë them se nuk do të na mungojë kurrë shpirti, djersa e zemra. Nuk ka munguar, pastaj fitohet, barazohet e humbet, punohet të fitojmë më shumë. Por ajo që nuk duhet të negociojmë me askënd, është që në fushë shkohet me zemër, djersë, se përfaqësojmë një komb, kjo nuk duhet të mungojë kurrë”, tha ai.