“Popujt e Europës janë në një mendje që qenia në Bashkimin Europian është garanci për paqe dhe siguri. Sot ne BE na duhet më shumë se kurrë dhe ne i duhemi më shumë se kurrë Bashkimit Europian për të krijuar kompaktësi për të bashkuar të gjitha copat e Europës dhe për të krijuar një perimetër kompakt sigurie që kemi një përfitim të jashtëzakonshëm. Shikoni ça do ndodhë kur të anëtarësohemi në BE. Shembulli i Kroacisë çfarë merrte para se të anëtarësohej dhe sa merr tani, fondet janë 1 miliard euro e kusur në vit, egzaktësisht sa do të marrë Shqipëria.
Në 10 vitet e fundit aq sa kemi marrë, do e marrim vit për vit. Diskutimi a ja vlen a jo është i pabazuar ndërsa krijimi i vetëdijes që më 11 maj duhet të krijojmë një bllok përtej ndasive dhe tifozllëkut. Është një domosdoshmëri. PS është vendi të kutia nr 5, vendi për të hedhur votën, jo për tu bërë të gjithë socialist por për Bashkimin Europian. Të vazhdojë puna pa asnjë lëkundje nga impakti i votës.
PS gjendet në vendin dhe kohën e duhur siç gjendej PD në vitet ’91 dhe ’92 ku një shumicë dërrmuese ja dha votën për të konfirmuar një ndarje nga e shkuara dhe një përqafim të së ardhmes. E njëjta gjë duhet të ndodhë më 11 maj ku duhet masivisht me votën te kutia të konfirmohet ndarja përfundimtare me historinë e të lënit prapa dere, e të qenurit popull i dorës së dytë. Kur Skënderbeu u vendos si barrikadë nuk ishte BE, por konfirmoi atë që ka qenë në vijimësi, instikti politik i popullit shqiptar”-u shpreh Rama.