Kreshnik Spahiu komentoi në ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ përplasjen mes Trump dhe Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë. Spahiu thekson se Trump mesa duket po përpiqet ta bëjë Rusinë të madhe dhe jo Amerikën (MAGA).

‘SHBA kanë pasur një vlerë në strategjinë kombëtare dhe politikat e jashtme. Kishin qëndrueshmëri. Trump sillet sikur ka dy Amerika të ndryshme. Kjo është shqetësuese. Presidenti gjerman deklaroi se nuk e kishim menduar kurrë se do mbronim Ukrainën nga SHBA. Nuk është një debat mes SHBA dhe Ukrainën, por po ndahet perëndimi. Kremlini u shpreh me nota pozitive se perëndimi po ndahet. Humbet Evropa dhe dobësohen SHBA. Kundërshtari i së ardhmes së SHBA është Kina. Edhe debatin sot, presioni i Trump ndaj Evropës që të prishen disa traktet me Kinën dhe të vendosë taksa që BE të jetë aneks i SHBA. Trump arriti derisa tha jam evropian jam gjerman, por BE është krijuar për të shkatërruar SHBA. Nga 2 vjet luftë kemi parë dobësinë e Ukrainës apo Rusisë. Të gjithë kishin pritur që për 3 ditë të dorëzohej Ukraina. Lufta ka dobësuar Rusinë. Rusia tregoi se nëse nuk vendos armët bërthamore nuk mund dot as Ukrainën. Me NATO-n e ka të humbur luftën. Ukraina është vendi më i varfër i Evropës. Slogani i Trump ishte MAGA. Tani po bën Rusinë të madhe.’