Kombëtarja udhëton drejt Londrës për ndeshjen me Anglinë. Pasi do të zbresin në fushën me bar natyral të “Shtëpisë së Futbollit”, pasdite kuqezinjtë do të nisen me avion çarter për në qytetin e Londrës.
Stafi teknik ka kërkuar që ky udhëtim të bëhet dy ditë përpara ndeshjes, kështu lojtarët do të kenë mundësi që të pushojnë.
Ditën e nesërme do të zhvillohet edhe seanca zyrtare stërvitore në Uembli dhe konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, dhe një prej lojtarëve ose kapitenit të ekipit.