Të “rilindësh” për 200 mijë dollarë! Pra, kjo është ajo që po synon të bëjë një kompani në Berlin, Gjermani.
“Tomorrow Bio” (Nesër, Natyrale) është një kompani në Gjermani e ndërtuar nga një teknologji e lartë që ka si synim të ngrijë kufomat e njerëzve me shpresën se ata do të ringjallen në të ardhmen.
Njerëzit që duan t’i nënshtrohen këtij eksperimenti duhet të paguajnë 222 mijë e 603 dollarë, plus një tarifë mujore prej 55 dollarësh për të vendosur ngrirë trupat ose gjymtyrët e tyre. Kompania pretendon se gjashtë persona dhe pesë kafshë shtëpiake i janë nënshtruar procedurës.
Vetëm ngrirja e trurit kushton 83,473 dollarë.
“Personalisht, besoj se gjatë jetës sime – aktualisht jam 40 vjeç – ne mund të dëshmojmë kriopruajtjen dhe ringjalljen e sigurt të organizmave komplekse. Për disa, motivimi kryesor është frika nga vdekja. Kriopreservimi u ofron atyre shpresë dhe një ndjenjë sigurie, duke ofruar një rrugë të mundshme për të zgjatur jetën e tyre,”- tha bashkëthemeluesi Fernando Azevedo Pinheiro për Daily Mail.
Të ‘rilindësh’ për 200 mijë dollarë!
Shkencëtarët
Deri më tani, kompania pretendon se gjashtë persona dhe pesë kafshë shtëpiake iu janë nënshtruar procesit të ngrirjes- dhe ka 650 njerëz në listën e pritjes me një moshë mesatare 36 vjeç.
“Asnjëri prej tyre nuk dëshiron të vdesë,”- tha ai për Daily Mail.
Si funksionon?
Të ‘rilindësh’ për 200 mijë dollarë!
Procesi
Tomorrow Bio e quan procesin “kriombrojtje në terren” në të cilën ata “fillojnë procesin e kriopruajtjes menjëherë pasi një pacient deklarohet i vdekur ligjërisht, duke përdorur ambulancat tona të rinovuara, të cilat funksionojnë si dhoma të lëvizshme të kirurgjisë”.
Kompania pretendon të jetë e vetmja në mbarë botën që e bën këtë.
Të ‘rilindësh’ për 200 mijë dollarë!
Procesi
Pinheiro shtoi se lëngjet trupore të një kufome zëvendësohen nga një “antifriz” për t’u mbrojtur nga dëmtimet e pakthyeshme nga i ftohti.
Temperaturat caktohen në rreth minus 160 gradë Celcius për më shumë se një javë përpara se trupi të ruhet në një enë të gjatë çeliku që përmban azot të lëngshëm për ruajtje afatgjatë.
Nëse një person ringjallet me sukses pas procedurës “Captain America” dhe investimi i tij nuk është përdorur plotësisht në trajtim, kompania ka vendosur t’i rimbursojë. Tomorrow Bio tregon një shembull të suksesshëm të trajtimeve të ngjashme për të ruajtur veshkën e një lepuri. Kompania ka objekte magazinimi në të gjithë Evropën, duke përfshirë Berlinin dhe Amsterdamin. Së shpejti, do të ketë gjithashtu një vendndodhje në New York.