Nga një mendje e ftohtë nga zhvillimet politike mund të duket një idiotizëm. Nga një njohës i mirë i mjedisit trushplarës të Berishës prej vitesh të njerëzve të tij, mund të përkthehet në vijim të mbretërisë së budallenjve dhe mitomanëve, që duan të bien në sy, njësoj si ai fakiri në mitingun e Tik Tokut që bërtiti Allahu-Ekber.

Por, gjasat janë që nuk kemi të bëjmë me një spontanitet idiotësh e mitomanësh. Pasi i pari, teorinë e komplotit mbi Gërdecin e ka mbrojtur dhe e mbron Fatmir Mediu, ministri që ngriti dhe mbështeti si Gërdecin si një punishte rejt e pasigurtë, por ashtu ishte pjesë e kontratave nga demontimi e deri tek eksporti i tyre, duke shmangur siç u pa Shtabin e Përgjithshëm dhe institucionet e tjera.

Fatmir Mediu, ka ngritur teorinë, se punishten e vdekjes ku punonte si supervisor dhe një njeri i afërt i Sali Berishës, bashanaku që nuk e njohu, e ka shpërthyer një shërbim sekret i huaj për të goditur Shqipërinë. Mediu, në qëndrimet e tij ka lënë të kuptohet se shpërthimi u bë nga agjentura të huaja, duke nënkuptuar rusët me synimin të minonin hyrjen në NATO.

Teori që nuk ka asnjë bazë, pasi siç dihej, edhe pse Gërdeci tregoi një standard të tmerrshëm të ushtrisë shqiptare, e drejtimit politik të saj, ne hymë në NATO me mbështetjen e fortë të SHBA. Një muaj pas Gërdecit, Samiti i Bukureshtit i dha ftesën zyrtare Shqipërisë, duke marrë edhe OK nga opozita shqiptaret, Patia Socialiste. Kreu i grupit parlamentar të PS, Velentina Leskaj, u thirr zyrtaisht nga amerikanët në samitin e NATO-s. Ndërkaq, ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, e cilësoi qëndrimin e Edi Ramës për të mos e lidhur Gerdecin me një kërkesë për të mos hyrë në NATO, si një qëndrim prej “burri shteti”.

Ndërkaq, këto ditë, mjedise afër Sali Berishës, dhe deri edhe anëtarë të Aleancës Madhështore, e kanë risjellë teorinë e Mediut me nuance të reja. Ku sipas tyre, në lojë kanë qenë amerikanët, izraelitët dhe aleatët e tyre.

Debatin e hap një ish-doganier në kohën e Berishës, më pas edhe një mbështetës mediatik, herë si propogandues e herë si “gazetar investigative” thotë se në Gërdec u përfshinë politikanë, biznesmenë oficerë të CIA, trafikantë armësh por edhe izraelitë. Ndërkaq, avazi vijon në një komentim që duket i komanduar, duke futur në lojë edhe Sorosin apo shërbimin grek. Vend me të cilin Sali Berisha, një vit më pas firmosi paktin famëkeq të shitjes së detit. Sipas tyre Gërdeci ishte plani B pasi plani i parë ishte të shpërthente një bazë në Durrës.

Komentuesit që marrin pjesë, janë të njohur në rrjetin e asaj që quhet detashmenti propagandistik e patronazhist i makinës mediatike të Berishës.

Por askush prej tyre nuk përmend Shkëlzen Berishën, i cili sipas New York Times dhe hetimeve zyrtare, ishte njeriu kyç në transaksionet e kontratat e Gërdecit. Madje, as baxhanakun e ndjerë të Berishës, që vetëm rastësisht nuk ishte punësuar aty./TEMA