Ish Komandanti Suprem i NATO-s, Wesley Clark, vlerësoi një raport që administrata e presidentit Donald Trump po konsideron ndryshimin drastik të strukturës së saj të komandës ushtarake, duke argumentuar se vendimi i mundshëm do të pengonte bashkëpunimin ushtarak midis SHBA-së dhe Evropës dhe do të “kënaqte” Rusinë.
“Asgjë nuk do ta bënte Rusinë më të lumtur”, tha Clark.
Kjo deklaratë vjen pasi Pentagoni po shqyrton një plan që do të rezultonte që SHBA të heqë dorë nga pozicioni i saj si komandant suprem aleat i NATO-s në Evropë, shkruan the Hill.
“Komandat luftarake të SHBA-së janë maja e shtizës luftarake amerikane. Prandaj, ne jemi shumë të shqetësuar për raportet që pretendojnë se Departamenti i Mbrojtjes po shqyrton ndryshime të njëanshme në çështjet kryesore strategjike, duke përfshirë reduktime të konsiderueshme të forcave amerikane të stacionuara jashtë vendit, mungesë të koordinimit me Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin”, tha politikani Mike Rogers.