Numri i viktimave nga tërmeti i fortë që goditi këtë të premte Myanmarin është në rritje. Mediat e huaja raportojnë se ka shkuar në 20 numri i personave që kanë humbur jetën. Ndërkohë ekspertët shprehin shqetësimin se në orët në vijim numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë.

Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, ka shkaktuar dëme të madha, ndërsa theksohet se qindra persona janë bllokuar në rrënoja.
Ekipet e shpëtimit dhe emergjencës janë angazhuar që prej orëve të para të mëngjesit t’i vijnë të ndihmë të plagosurve.