Numri i viktimave në Myanmar pas tërmetit të fuqishëm ka shkuar në 1,644, ndërsa 3,408 të tjerë janë të lënduar.

Mediat e huaja shkruajnë se 139 persona të tjerë raportohet se janë të zhdukur në të gjithë vendin. Pamjet dramatike tregonin momentin kur një ndërtesë disakatëshe u shemb në rrënoja në qytetin Mandalay – afër epiqendrës së tërmetit. Të mbijetuarit në qytet gërmuan me duar në një përpjekje për të gjetur njerëz të bllokuar.
Tërmeti goditi rreth orës 12:50 me orën lokale të premten, në një thellësi të cekët prej 9,6 kilometra. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 10 milje nga Mandalay.

Tajlanda fqinje u prek gjithashtu nga tërmeti, duke lënë të paktën shtatë persona të vdekur, tetë të lënduar dhe 47 të zhdukur. Ndërtesat në pesë qytete dhe qyteza të Mianmarit u shembën, së bashku me një urë hekurudhore dhe një urë rrugore në autostradën Yangon-Mandalay, njoftuan mediat shtetërore. Gjithashtu shpërtheu një digë.

Kulla e kontrollit në aeroportin Nay Pyi Taw, që i shërben kryeqytetit Naypyidaw, u shemb, që do të thotë se pistat nuk mund të përdoren. Fatkeqësia natyrore – tërmeti më i madh në këtë rajon në gati 80 vjet – vjen pasi vendi është në një lufte civile.

Përpjekjet e kërkimit vazhduan të shtunën në mëngjes në Bangkok, ndërsa guvernatori i qytetit, Chadchart Sittipunt, tha se njerëzit besohej të ishin gjallë në rrënojat në tre kantiere ndërtimi, duke përfshirë një ku u shemb një ndërtesë e lartë e ndërtuar pjesërisht.