Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në eventin “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se transformimi që ka pësuar Tirana është i jashtëzakonshëm. Më tej ai tha se këtë transformim nuk e shohim vetëm ne, por edhe të tjerët të cilët na admirojnë se sa shumë kemi arritur të bëjmë kur dolëm nga errësira e thellë.

“Një moment kur Tirana pagëzohet zyrtarisht si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025. Desha ta nisja duke referuar një shprehje që thotë ‘nëse do të njehësh një komb, ec në rrugicat e kryeqytetit të tij’. Sot nuk është e lehtë për shkak të një transformimi, që është më i madhi që qyteti ka njohur në historinë e tij. Tirana është një kryeqytet shumë i ri dhe më një histori shumë herë më pak të pasur se ajo e kryeqyteteve të tjera rreth nesh. Sot ato rruga janë dëshmitare të transformimit.
Kjo do të thotë se këtë transformimin nuk e shohim vetëm ne, por edhe të tjerët të cilët na kanë parë se si kemi qenë. Gjithmonë e më shumë na respektojnë dhe admirojnë se sa shumë kemi arritur të bëjmë, kur dolëm nga errësira e thellë”, tha Rama.