Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka dorëzuar në gjykatën kompetente propozime për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj 16 personave, për tragjedinë që la pas 60 të vdekur. Ngjarja e rëndë ndodhi pasi zjarri përfshiu diskotekën “Puls”, ndërsa viktimat e raportuara ishin kryesisht të rinj.
Ndërsa ndaj dy personave të tjerë, me kërkesë të Prokurorisë, u është caktuar një ditë më parë masa e paraburgimit.
“Në total deri më tani është kërkuar masa e paraburgimit afatshkurtër për 18 persona”, njofton Prokuroria Publike në Koçan.