Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës e vlefshme për raundin e 27-të në La Liga dhe e programuar për të nisur në orën 21:00 (8 mars), është shtyrë për shkak të një ngjarje tragjike.
Carles Minarro Garcia (40 vjeç), mjeku i Barcelonës është gjetur i pajetë pasditen e së shtunës në hotelin ‘Gran Melià Torre Melina’, teksa skuadra ishte në stërvitje. Arsyet ende nuk bëhen të ditura. Prestigjozja Cadena Ser raporton se kanë qenë vetë lojtarët e Barcelonës që kanë kërkuar të shtyhet ndeshja për shkak të këtij lajmi.
Dy skuadrat mbërritën në stadiumin ‘Montjuïc’ në kohën e rënë dakord dhe dhanë formacionet e tyre, por asnjë anëtar i skuadrës së Barçës nuk doli për nxehmje. Gjithçka pasi u mësua vdekja e Carles Minarro. Dy klubet ranë dakord dhe Osasuna e pranoi shpejt shtyrjen, teksa më pas njoftoi arbitrin, i cili nuk kundërshtoi.