Tashmë skuadra e Kategorisë së Dytë po drejtohet nga një tjetër person.

Teksa trajneri i mëparshëm i Delvinës, Markelian Alinani, u arrestua me urdhër të SPAK disa ditë më parë, skuadra është parë nën drejtimin e mjekut.

Kështu në stadiumin “Jovan Asko” mjeku i ekipit po bën edhe trajnerin.

Përveç momenteve kur duhet të japë ndihmë mjekësore, ai udhëzon edhe lojtarët e Delvinës në Kategorinë e Dytë.